Një deputet në Indonezi u detyrua të jepte menjëherë shkarkimin nga funksioni i tij, ndërsa u fotografua duke parë fotografi pornografike gjatë një seance të lodhshme parlamentare.”Me një ndërgjegje të plotë për gabimin tim dhe pa u shtyrë nga asnjë, për vetë nderin e partisë sime, kam paraqitur dorëheqjet e mia të menjëhershme”, deklaroi deputeti i turpëruar.”Do të përpiqem të përmirësohem dhe të shlyej këtë gabim duke lexuar Kuranin, do t’i jap lëmoshë të varfërve dhe do të përpiqem të shndërrohem në një njeri sa më të mirë, për të njohur lavdinë e jetës së përtejme”, shtoi deputeti islamik i partisë për Drejtësi dhe Prosperitet.Gjatë një seance, deputeti u fotografua nga lart duke parë fotografitë pornografike dhe ngjarja ngjalli një reagim të madh gjatë fundjavës, në vendin me popullsinë më të madhe muslimane në botë.
No comments:
Post a Comment