Meksikania 19 vjeçare Estibalis Chavez arriti ta realizojë ëndrrën e saj, edhe pse për ta arritur qëllimin iu desh shumë mund. Kjo vajzë për 16 ditë qëndroi në grevë urie dhe më në fund e përfundoi grevën me një ftesë për dasmën e princit britanik William dhe nuses së tij të ardhshme Kate Middleton.Chavez më 29 prill do të udhëtojë në Londër falë një donatori anonim, shkruan gazeta meksikane “Milenio”.Kjo vajzë në shkurt ngriti tendën para amabsaadës britanike në Mexico City, duke refuzuar të hante, edhe pse zyrtarët e ambasadës i thanë se kot po bënte grevë urie.Ajo humbi tetë kilogramë, ndërsa portretin e saj i Williamit dhe Kateit, që ajo vetë e pikturoi, ambasada refuzoi t’ia dërgonte çiftit mbretërorë në Britaninë e Madhe. “Kam qenë adhuruese e princeshës Diana që kur kam qenë e vogël, mu si nëna ime”, tha Estibalis. “I kam premtuar vetes se do të shkoja në dasmën mbretërore”.
http://www.tiranaobserver.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7713:kinezja-qe-jeton-ne-2-m-katrore&catid=48:lajmi-i-rralle&Itemid=79
No comments:
Post a Comment