Kinezja që jeton në 2 m katrorë!

Disa banesa janë ekstremisht të vogla sa që nuk e meritojnë as të quhen banesa dhe kjo dëshmon edhe një histori për shtëpinë më të vogël që vjen nga Kina. Inxhinieri i dalë në pension Huang Risin nga Pekini, në moshën e tij 78-vjeçare është kujtuar si të sigurojë pension të madh. Ai në shtëpinë e tij ka rregulluar tetë vende për banim, duke e lëshuar me qira secilin nga 25 euro në muaj.Ndonëse Risin pohon se qëllim i tij kryesor nuk është fitimi, por të ndihmojë të rinjtë që nuk kanë mundësi të sigurojnë banesa me qira të shtrenjta, sipërfaqja që ai e lëshon me qira është shumë e pazakontë, kurse cilësia e jetesës në të me shumë pikëpyetje.“Dhomëzat” që ai i ka rregulluar për t`i lëshuar me qira janë më të vogla se dy metra katrorë. Në secilën nga to, ka vend vetëm për një dyshek fjetjeje.Pasi nuk mundi t`i lëshonte me qira, pensionisti kinez vendosi t`i ofrojë pa pagesë dhe vetëm pas këtij testi arriti të sigurojë qiraxhiun e parë. 25-vjeçarja Zhang Qi, tashmë ka pesë vjet që jeton aty, e njekohësisht punon për një agjenci të shpalljeve, ku fiton rreth 380 euro në muaj. Ajo ka banesën e saj, por atë e ka lëshuar me qira për të siguruar të ardhura më të larta mujore, kurse vetë ka dalë të jetojë në “banesën” prej 2 metrave katrorë. Me gjithë kushtet tejet të pavolitshme, ajo ka vendosur të qëndrojë në këta dy metra, të paktën një vit e ndoshta edhe më shumë.

No comments:

Post a Comment