Një 60-vjeçar ka lënë mamanë e vet 90-vjeçare kyçur në makinë për më shumë se një orë, për të ndjekur një koncert. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku 60-vjeçari kishte shumë dëshirë që të ndiqte një koncert. Por, duke qenë se nuk donte që ta linte mamanë vetëm në shtëpi për të mos u mërzitur e ka marrë atë me vete dhe e ka lënë në makinë, duke e kyçur me çelës. Kanë qenë oficerët e policisë ata të cilët e kanë zbuluar këtë gjë. Këta të fundit e kanë denoncuar 60-vjeçarin për braktisjen e personave të të paaftë. Tashmë ai mund të marrë një dënim për faktin se la të kyçur në makinë për më shumë se 60 minuta mamanë e tij të moshuar.
No comments:
Post a Comment