Vrasja në Tiranë, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së djeshme në kryeqytet. Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se është arrestuar 37-vjeçari Roland Laça i cili dyshohet se ka qëlluar me armë dy vëllezërit Edmond dhe Adrian Salibasha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet ku 37-vjeçari Laça pasi është grinder me dy vëllezërit për motive pronësie ka qëlluar me pistoletë drejt tyre duke i plagosur rëndë.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital por si pasojë e gjëndjes së rënduar shëndetësore ka ndërruar jetë Ardian Salibasha ndërsa vëllai tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas policisë mësohet se 37-vjeçari kishte blerë nga dy vëllezërit një banesë ndërsa kishte paguar vetëm një pjesë të parave. Dy vëllezërit kishin shkuar tek 37-vjeçarit për t`i kërkuar atij pagesën e këstit tjetër por pas një grindje me të, Laça ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar tre herë ndaj tyre.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 37-vjeçarit i kanë kalaur prokurorisë me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment