Pages

United-Arsenal në garë për Montolivon

Arsenali kishte vendosur më herët por tani edhe Manchester United është futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian të Fiorentinës, Riccardo Montolivo.

Fiorentina duket se ka paralajmëruar se do e shesë Montolivon gjatë janarit por te ndonjë klub i huaj edhe pas interesimit të Milanit.

Sportmediaset raporton se disa agjentë të Manchesterit dhe Arsenalit qëndruan dhe shikuan paraqitjen e Montolivos ndaj Irlandës Veriore.

Montolivo ka qenë shumë i lidhur me një kalim të mundshëm tek ekipi i Arsenalit por sipas mediave angleze në luftë për të është futur edhe ekipi i United. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment