“Ne kemi pasur kontakt direkt me Iranin. Nuk do t’ju japë detaje të tjera, por vetëm do të them se ne kemi pasur kontakt direkt me Iranin, për këtë çështje”, u tha mbrëmë reporterëve në Uashington, zëdhënësja Viktoria Nuland.
Regjimi i Iranit i ka hedhur poshtë akuzat se ka dorë në këtë komplot dhe ka theksuar se ky është një fabrikim i përpiluar për të krijuar tensione të mëtejshme ndërmjet Iranit dhe vendeve të tjera në Lindjen e Mesme.
Presidenti Barak Obama, në komentet e para publike për këtë çështje, tha se do të kërkoj “sanksionet më të ashpra” kundër Iranit./noa.al/

No comments:
Post a Comment