Pages

SHBA, kasaphanë në një parukeri

Tragjik është bilanci i viktimave nga shkëmbimi i të shtënave në një parukeri nëLos Angelos.

Sipas rrjetit televiziv ABC, shkëmbimi i zjarrit ndodhi në sallonin e bukurisë “Salon Meritage”, që në ato momente kishte shumë klientë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku u ndodh para një pamje makabre, me trupat e pajetë të shtrirë përtokë në një lumë gjaku.

Fillimisht u raportua për gjashtë persona të vdekur, por dy personat të tjerë ndërruan jetë më vonë për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë një tjetër vazhdon të jetë në gjendje kritike në spitale.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar që mbante veshje anti – plumb dhe që nuk rezistoi gjatë arrestimit.
Nuk dihen ende shkaqet e kasaphanës, por nga të dhënat paraprake mësohet se i arrestuari është ish bashkëshorti i njërës prej parukiereve.

Vlen të përmendet se në këtë zonë janë rregjistruar shpesh ngjarje të dhunshme. 
(albanews.gr)


No comments:

Post a Comment