Pages

Prezentohet iOS 5 me iCloud, iTunes Match, Find my Friends…

Apple prezentoi verzionin më të ri të sistemit operativ, iOS5, i cili është i mbushur me risi, dhe rreth 200 përmisime, për përdoruesit e iPhone, iPod dhe iPad.

iOS 5 tani përfshin edhe shërbimin iCloud i cili sinkronizon përmbajtjen në paisjet, shembull, nëse shkarkoni ndonjë muzik në një paisje, e njejta do të transferohet edhe në paisjen tjetër. iCloud funksionon si magazinë në rre ku e gjith përmbajtja transferohet automatikisht dhe është në dispozicion nga kudo. Me shërbimin falas iCloud vjen edhe iTunes Match, shërbim i cili vetëm për 25 dollarë në vit do të mundësojë qasje në gjith bibliotekën e iTunes nga kudo, duke përfshi edhe muzikën e importuar. 

 

Me iOS 5 vjen edhe asistenti personal Siri i cili mometalisht është në dispozicion vetëm për iPhone 4S. Nuk ka informacione nëse në të ardhmen do të përfshihet edhe në verzionet e telefonave tjerë. 

 
Risi tjera më të mëdha në iOS 5 janë:
  • Njfotimet (ang.notification), të cilat tani janë të vendosur Notification Center. Njoftimet tani do të shfaqen edhe si pop-up derisa jeni duke përdorur ndonjë aplikacion dhe ku përmes tij mund të kryehen veprime të caktuara ose të shikohen mesazhet;
  • Eshtë vendosur edhe shërbimi Find My Friends i cili është në dipozicion përmes icloud.com dhe mundëson që përmes gjeo-lokacionit të kërkohen shokët tuaj përmes paisjeve të tyre iOS, normalisht nëse ato e kanë lejuar këtë. Ka një opsion interesant, që në mënyrë kohore të limitojë qasjen në lokacion.
  • AirPlay, e cila është vegël për striming patela, për atë çfar shikoni në paisjet iOS në HDTV ;
  • Twitter plotësisht i integruar përmes aplikacionit zyrtar;
  • Posedon Wi-Fi sync mjet i cili mundëson sinkronizimin e paisjes me iTunes përmes Wi-Fi rrjetit;
  • iMessage është shërbimi i ri për leximin e SMS, apsulutisht i ngjajshëm i si aplikacioni i mëparshëm, vetëm se tani është i sinkronizuar në gjith paisjet iOS;
  • Aplikacioni për E-mail fitoi opsione për bold, theksim të tekstit dhe formate tjera  duke përdorur komanda të thjeshta.
  • Aplikacioni për fotografitë tani mundëson editimin e fotografive. Bëhet fjalër për rregullime të vogla në fotografitë.
  • Newsstand tani është aplikacion i pavarur, përmes së cilit mund të menaxhohen parapagesat për magazinat dixhitale.
  • Shfletuesi Safari për iPad tani fitoi tabs
  • Në iPad tani mund të përdoren më shum gisha për rrëshqitje në multitaksing dhe komanda tjera të ngjajshme;

No comments:

Post a Comment