Pages

Ekspertët e videos së Metës NUK KANE pajisje, kërkojnë ndihmë nga gjykata

Ajo që po ndodh me procesin gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta është një turp i vërtetë. Pasi gjykata rrëzoi ekspertizën e dy ekspertëve, njëri amerikan dhe tjetri britanik, vendosi të thërrasë tre ekspertë shqiptarë, asnjëri i licencuar tek Qendra e Licencimit.//
Skandali nuk ka të sosur. Sipas gazetës Shqip, vetë ekspertët kanë deklaruar se nuk kanë pajisjet për të kryer ekspertizën. Për këtë arsye ata kanë kërkuar ndihmën e vetë gjykatës. Prokuroria kishte kërkuar që programet me të cilat kryhet ekspertiza të jenë origjinale, pasi rrezikohej fshirja e dokumenteve. Meqenëse kjo kërkesë e prokurorisë është pranuar, atëherë ekspertët e programeve dhe pajisjeve të pirateruara kanë kërkuar ndihmë nga gjykata, duke pranuar se nuk i disponojnë ato. Skandali thellohet pasi pas 10 ditësh ata duhet të kthejnë një përgjigje për ekspertizën që kanë realizuar.
/gazetatema.net/

No comments:

Post a Comment