Brenda disa ditëve është mplakur për 50 vite

Nguyen Thi Phoung nga Vietnami ka 26 vjet, por duket si një plakë e cila mund ti ketë së paku 70 vjet.

Gjegjësisht, pas reaksioneve alergjike në vitin 2008 pasi kishte marrë shumë ilace dhe preparate tjera të cilat ia kishin shkruar mjekët, fytyra e saj, qafa dhe duart kanë filluar në mënyrë të shpejtë ti plaken dhe vajza tani duket si një plakë e moshuar.

Fytyra tmerrësisht i është rrudhur kështu që gjithmonë e kruan, si pasojë e ilaceve të cilat vajza i ka pirë me qëllim që ta largojë alergjinë.

Por për fat të keq ilacet nuk kanë dhënë asnjë rezultat, kështu që e ka vizituar një mjek lokal, i cili i ka shkruar disa ilace për pezmatimin e lëkurës. Por, prej këtyre barnave e gjithë fytyra i është rrudhur ndërsa pamja e lëkurës i është bërë më keq me cka ka vendosur mos ti pijë më kto ilace dhë të kthehet në mjeksinë tradicionale kineze.

Preparatet tradicionale e kanë ndaluar përkeqësimin e gjendjes, por edhe për të edhe për familjen e saj kanë qenë shumë të shtrenjta që të mund t’ia lejojë vetes dhe është detyruar ta ndërpresë edhe këtë terapi.

Phuong ka filluar të mbajë maskë kur dilte jashtë, ndërsa buri i saj pasi e kishte humbur vendin e punës në vitin 2009, kanë ngelur pa mjetet themelore të ekzistencës dhe nuk ka vazhduar të pranojë asnjë lloj terapie tjetër.

Tani ajo e ka pranuar këtë gjë si fat të shkruar nga Zoti dhe nuk është përpjekur më ta përmirësojë gjendjen e saj.
(kuriozitete.net)



No comments:

Post a Comment