Pages

“Apple” fiton betejen me “Samsung”

Nje gjykate australiane ka ndaluar perkohesisht shitjen e kompjuterave te sheshte te markes “Samsung Electronics” ne Australi.



Vendimi eshte marre pasi kompania “Apple” ka fituar betejen ligjore me kompanine koreano-jugore, lidhur me disa ide per kompjuteret e llojit “touchscreen”.



“Apple” ka akuzuar “Samsung” se ka kopjuar teknologjine e saj me modelin “Galaxy Tab 10.1”. Dy kompanite jane angazhuar ne beteja ligjore ne nente vende te botes.



“Samsung” eshte nje nga rivalet me te forte te “Apple” ne prodhimin e celulareve dhe kompjutereve te tipit “smart”.



Vendimi i gjykates federale kercenon te demtoje poziten e “Samsung” ne tregun australian, pasi do te mungoje edhe ne periudhen e rendesishme te Krishtlindjeve.



Dy kompanite jane ne konflikt lidhur me ekskluzivitetin e ideve qe prej muajit prill. Ato akuzojne njera-tjetren se kane shkelur te drejtat e ekskluzivitetit.



“Apple” ka fituar tashme nje proces ne Gjermani, vendi me ekonomine me te fuqishme te Evropes, duke ndalur shitjen e “Galaxy Tab 10.1”.



Javen e kaluar, “Samsung” deklaroi se do te perpiqej te ndalonte shitjen e “iPhone 4S” te “Apple” ne France dhe Itali, duke e akuzuar kompanine per shkelje te patentes se transmetimit te teknologjise 3G.



Vendimi i gjykates australiane vjen pak dite pasi kompania humbi drejtorin ekzekutiv te saj, Steve Jobs, i cili nderroi jete per shkak te nje arresti ne frymemarrje, te shkaktuar nga kanceri ne pankreas.



Gjithashtu, nje dite para vdekjes se Jobs, kompania gjigante prezantoi modelin e ri “iPhone 5”.



Kompania prestigjioze, tashme “jetime”, eshte nderkohe ne nje beteje gjyqesore edhe me kompanine tajvaneze te prodhimit te qarqeve elektronike, “Via”.

No comments:

Post a Comment