Për t’a larguar erën e këmbëve piksëprai duhet t’i analizoni faktorët që e shkaktojnë paraqitjen e erës së këmbëve.Shkenctarët shpeshherë e definojnë këtë fenomen si djersitje të këmbëve ose erë që paraqitet te disa lloj i këpucëve për shkak të materialit të tyre. Ankesat më të mëdha vijnë gjatë sezonit të verës. Koha e nxehtë shkakton djersitje të këmbëve dhe mikroorganizmat që krijohen shkaktojnë erë. Sëmundjet kronike në organizëm mund të jenë shkaktarë të erës së këmbëve, në vecanti personat e sëmurë nga diabeti, këmbët e të cilëve fryhen dhe djesiten më shpejtë.
Egzistojnë krema të ndryshme për largimin e erës së këmbëve,poashtu edhe medikamente me përmbajtje bimore.
Këto barna (meqë kanë përmbajtje bimore), pengojnë depërtimin e bakterjeve e në vecanti të pjesëve ku lëkura është e plasur si dhe bëjnë largimin e erës.
(femina.al)
No comments:
Post a Comment