Hasan Salihamidziç ka përfunduar aventurën tek skuadra italiane e Juventusit, pasi karrierën do ta vazhdojë në Bundesligën Gjermane, tek skuadra e Wolfsburgut. Klubi gjerman ka bërë të ditur se mesfushori boshnjak ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare. Për ish reprezentuesin e Bosnjës, futbolli gjerman është shumë i njohur, pasi për 18 vjet rresht ishte pjesë e tij.
Nga sezoni 1995 e deri më 1998 ishte pjesë e Hamburgut, ku më pas u transferua te gjiganti gjerman Bayern Munchen, me të cilin luajti nga sezoni 1998 deri më 2007, kur u transferua në Juventus.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment