Pages

Obama “vritet” në Twitter

Rrjeti televiziv amerikan “Fox News” në profilin e vet zyrtar @foxnewspolitics ka publikuar lajmin tronditës për vrasjen e Barack Obamës.

Pas kësaj, në @foxnewspolitics u publikua edhe “urimi për Joe Bidenin si president i ardhshëm amerikan”.

Këto informacione tronditën shumë ndjekës të profilit politik të “Fox News”, por megjithatë, shumica prej tyre, duke shikuar mediet e tjera, kuptuan shpejt se Obama është gjallë dhe se për “vrasjen” e tij meritorë janë hakerët, transmetojnë mediet amerikane.

Në fakt, profilin e “Fox News” në Twitter e hakoi grupi “Script Kiddies”, i cili në këtë mënyrë u përfshi në aksionin global të hakerëve #AntiSec, që po zgjat rreth një muaj me qëllim të luftës kundër korrupsionit në qeveritë e korporatat botërore.

“Fox News” është shtëpia më e shikuar kabllovike televizive në ShBA.
(kuriozitete.net)



No comments:

Post a Comment