Dy tenistët më të mirë në botë për momentin, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të takohen sërisht në finalen e Wimbledon që zhvillohet të dielën, pasi mposhtën respektivisht , Murray dhe Tsonga. Rafael Nadal mundi Andy Murray i cili përdori një taktikë të veçantë, duke e detyruar kundërshtarin të lodhet në setin e parë..
Nadal fitoi 3-1 me sete (5-7, 6-2, 6-2 dhe 6-4).Kjo fitore i bëri të mundur të arrinte në finalen e madhe kundrejt kundërshtarit të tij më të fortë Djokovic.
Kurse përsa i përket serbit Djokovic, ai pati një fitore më të lehtë me Tsongan, të cilin e mposhti me rezultat 3-1 në sete (6-7, 2-6, 7-6 dhe 3-6), fitorja erdhi falë gabimeve të francezit.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment