Pages

Lushnje, e përplas makina, vdes 37- vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të sotem një 37- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë në Lushnje. Gjergji Kondakci ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në kahun e kundërt kur është përplasur nga një automjet që nga forcat e policisë rrugore mendohet se ka qenë me shpejtësi të madhe.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 37- vjecarit. Duke përfituar nga errësira automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi ka kryer ekspertimin e viktimës dhe shkaqeve të aksidentit policia po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit që e shkaktoi atë.
(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment