Një çift finlandez Taisto Miettinen dhe Kristiina Haapanen kanë fituar për herë të tretë kampionatin botëror të vrapimit me gruan në krahë. Gara pati konkurrentë meshkuj nga 11 vende që duhet të vraponin për 250 metra, të kalonin disa pengesa, ndërkohë që mbanin partneret e tyre.
Kampionati botëror i vrapimit me partneren bën fjalë për një garë ku meshkujt duhet të vrapojnë 250 metra me partneren “të ngarkuar” në shpatulla dhe gjithashtu duhet të kalojnë pengesa si pellgje baltë dhe pishina me ujë.
Për të marrë pjesë në këtë garë duhet që gruaja të jetë më e madhe se 17 vjeç dhe të peshojë më shumë se 49 kg.
Fituesi merr birrë aq sa pesha e bashkëshortes.
Miettinen dhe Haapanen fituan titullin për të tretën herë përpara 6,500 shikuesve.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment