Pages

Interi mund të rrëzohet në Serinë B

Për vite me radhë, që prej “Kalçiopolit” në 2006, drejtuesit dhe lojtarët e Interit ishin vetëquajtur “banda e të ndershmëve”. Por, nuk qenka kështu. Sipas prokurorit pranë Federatës Italiane të Futbollit, Stefano Palaci, Interi ka qenë i përfshirë në skandalin që solli ndëshkimin vetëm të Juventusit. Ish-zëvendëspresidenti i Interit, Faketi, ka ushtruar presion ndaj disa gjyqtarëve, duke kërkuar favorizim në renditje për Interin. Kjo konsiderohet si një bombë e vërtetë për Interin, pasi jo vetëm që atyre mund t’u hiqet titulli i vitit 2006, por mund të rrëzohen edhe në Serinë B, duke qenë se zikaltërit akuzohen për të njëtat shkelje që Juventusi u rrëzua në Serinë B. Por, edhe nëse kjo gjë nuk ndodh, një gjë tashmë është e qartë: Interi nuk është “banda e ndershme”. Përkundrazi, ka përfituar në mënyrën më të pandershme të mundshme, duke qenë se ndikoi në shkatërrimin e një prej ekipeve më të forta të 20 viteve të fundit në Itali, Juventusit.
(gazetatema.net)



No comments:

Post a Comment