Capital T, reperi i njohur nga Kosova, erdhi për të kënduar në një pub në plazhin e Durrësit, por nuk arriti të kapë dot as mikrofonin me dorë. Koncerti i reperit ishte njoftuar disa ditë më parë nga menaxherët e pub-it në plazhin e Durrësit.
Publiku në një moshë të re, u dynd në dyert e pub-it për të parë nga afër këngëtarin e preferuar. Capital nuk arriti të këndonte asnjë këngë sepse policia e qytetit pezulloi koncertin për shkak të prishjes së qetësisë publike. Sipas ligjit lokalet e natës duhet të mbyllin aktivitetin e tyre pas orës 23.00.
Pas anullimit të performancës së Capital-it, njerëz nga klubi dolën dhe njoftuan se ata do të përpiqen ta ndjekin reperin javën tjetër.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment