Pages

Bulqizë, 700 minatorët japin 3 ditë afat: Përndryshe grevë

700 minatorët e Bulqizës kanë nisur sot ditën e dytë të protestës në ambientet e kompanisë austriake ACR. Të vendosur në kërkesat e tyre, ata kanë marrë sot edhe mbështetjen e metalurgëve të Burrelit, të cilët i janë bashkuar që në orët e para protestës, ndërkohë që janë nisur drjet Bulqizës edhe metalurgët e Elbasanit, në mbështetje të kësaj proteste.

Kërkesat e tyre janë të njëjta, ndërsa deklarojnë se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kushteve, të pa përmbushura nga firma ACR. Ndër kërkesat e tyre përmendim: rritja e pagave, heqja e taksës së dyfishtë, përmirësimi i kushteve në punë, largimi i subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kësaj kompanie, si dhe ulja e moshës së pensionit.

Protestuesit kanë deklaruar se jeta e tyre është cdo ditë në rrezik, prandaj kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës deri në grevë urie nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.
(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment