Zjarrë në Shkup Çair, katër zjarrëfikës përfundojnë në spital

Në një zjarr që ka përfshirë pasdite një objekt në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair të Shkupit, kanë pësuar katër zjarrëfikës të cilët kanë përfunduar në spital.
Zjarri ka ndodhur në magazinën e kompanisë tregtare “Dauti Komerc”, ndërsa shkaqet e këtij zjarri janë instalimet e dobëta elektrike.

Zjarrëfikësit menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin, mirëpo për shkak të tymit të dendur në brendinë e objektit, katër zjarrëfikës janë helmuar për shkak të thithjes së tymit. Ata janë në gjendje kritike dhe se po vazhdon trajtimi emergjent mjekësor.

(gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment