Zhega nis të reagojë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit dhe një prej personazheve më të njohur të sportit në Shqipëri, Medin Zhega, duket se po arrin disa fitore të vogla, në betejën e tij të madhe kundër vdekjes.

I aksidentuar disa ditë më parë në banesën e të birit të tij në Kanada, Zhega vazhdon të jetë i shtruar në gjendje kome, në një spital të këtij qyteti, por shenjat e fundit janë pozitive dhe shpresëdhënëse për një rikuperim të plotë.

Ndonëse nuk është ende në gjendje të flasë, Zhega arrin të kuptojë ato që i thuhen dhe reflekset e tij i përgjigjen impulseve neurologjike të mjekëve, informoi gjatë ditëve të sotme një familjar i afërt i 60-vjeçarit.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment