Zbulohet sasi e madhe armatimi në një vendbanim serb

Policia e Kosovës ka kapur një sasi të madhe të armatimit në një lokalitet në fshatin Sevce të Shtërpcës. Armatimi është i kalibrit të rëndë dhe kryesisht është i prodhimit jugosllav.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Kosovapress se pas një informate të marrë më parë, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar, i mbështetur nga Policia e Kosovës, rreth orës 20.55 ka filluar aksionin e bastisjes në fshatin Sevce të Shtërpcës, fshat i banuar kryesisht me serbë.
Ai njoftoi se operacioni policor është duke vazhduar ende, ndërsa deri më tani është kapur një sasi e madhe e municionit, predha të ndryshme dhe disa armë të kalibrit të rëndë.
Armatimi është gjetur në një shtëpi të pa banuar, të një qytetari serb. Ndërsa ende nuk ka informacione për të dyshuar, apo të arrestuar.
Burime të Kosovaporess-it njoftojnë se deri më tani janë gjetur tri arka me armatim, ndërsa po hulumtohet për kapjen edhe të sasisë tjetër të mundshme të armatimit.
(Kosovapress.com)

No comments:

Post a Comment