Zbardhet padia e dytë e PS

Kërkesë-padia e dytë që Partia Socialiste bëri të hënën pasdite në Kolegjin Zgjedhor, për rezultatin në bashkinë e Tiranës ka në thelb kërkesën për interpretim nga Kolegji Zgjedhor nëse fletët për kryetarin e bashkisë të konstatuara në kuti të tjera, a janë të vlefshme apo jo.

"Thënë më thjesht, nëse Kolegji vendos se këto fletë janë vlerësuar drejt nga KQZ-ja atëherë avantazhi i kandidatit Basha mbetet 81 vota para kandidatit opozitar Rama, por në të kundërt socialisti shpallet fitues i garës me 10 vota”, thonëburime prane PS-së.

Burime pranë kësaj partie thanë së nëse vendimi i Kolegjit rrëzon sërisht PS-së, atëherë beteja ligjore konsiderohet e mbyllur dhe Basha do të hyjë në zyrën e kryetarit të bashkisë në muajin korrik”.

Përsa i përket mundësisë së apelimit në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të Kolegjit, juristi i majtë mendon se kjo çështje do të zgjasë aq gjatë për të marrë një përgjigje nga kjo trupë, sa do t’a humbasë realisht vlerën e animimit.,
“Janë duke u studiuar disa mundësi apelimi për në Venecia; së pari mund të jetë vetë grupi parlamentar socialist, rruga tjetër mbetet ankimimi përmes Presidentit të Republikës dhe së fundmi dërgimi i dosjes zgjedhore nga ana e një organizmi ndëkombëtar. Megjithatë vendimi i Venecias nuk është i detyrueshëm për t’u aplikuar, e për këtë beteja mbetet vetëm morale”, tha deputeti socialist.

Në krye të grupit të punës në PS-së, që po pregatit gjithë dosjet, është nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarë janë deputeti Armando Subashi, Damian Gjiknuri, Vasilika Hysi, juristët Eno Bushi, Arjan Salati dhe Eridjan Salenji. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment