Zajmina fillon plazhin dhe tregon linjat perfekte

Nëse shumica prej nesh janë ende në dilemë nëse do t’i kalojnë fundjavat në qytet apo në plazh, kjo edhe për arsye të motit të paqëndrueshëm, duket se Zajmina e ka zgjidhur këtë punë.
Ajo ka filluar të bëjë disa ditë pushime me të motrën dhe shoqet e saj, duke na sjellë me anë të fotove atmosferën e verës. Mjafton ta shohësh Zajminën në rroba banjo për të konstatuar se linjat e saj janë më se perfekte edhe këtë verë, kështu që prova bikini është kaluar me sukses. Tani priten edhe klipet e verës të kësaj këngëtareje, të cilat në përgjithësi janë ritmike dhe me performanca sensuale nga Zajmina.




(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment