Young në teste mjekësore para transferimi te United

Transferimi i lojtarit të Aston Villas, Ashley Young te Manchester United është duke shkuar shumë më afër pasi lojtari tani do të kryej testet mjekësore para transferimi te ky klub.

Sky Sports News tregon se Ashley Young shumë shpejtë do të transferohet te Manchester United për një shumë prej rreth 16 milionë funte.

Transferimi pritet të kryhet në fund të kësaj jave me lojtarin i cili do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare me Manchester United.

Transferimi i Young për United do të jetë i dytë gjatë kësaj vere pasi Djajtë më herët kanë transferuar edhe Phil Jones.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment