Xherdan Shaqiri shumë pranë Romës

Mesfushori me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje. Emri i tij është lidhur me shumë klube, por duket se Roma ëhte ekipi që ka shfaqur vullnetin dhe interesin më të madh për ta marrë atë në ekip. Mediat italiane bëjnë me dije se Shaqiri, 19 vjeç, është perfekt për lojën që praktikon trajneri spanjoll Luis Enrike, i cili luan me skemën 4-3-3. Edhe Shaqiri duket se është i gatshëm që të zbarkojë në Romë. I vetmi problem është çmimi i tij. Bazeli, klubi i tij aktual, duke parë edhe paraqitjen e shkëlqyer që Shaqiri po zhvillon në Kampionatin Europian Under 21 me Zvicrën, kërkon për ta lënë të lirë atë 10 milionë euro. Roma ndërkohë nuk ofron më shumë se gjysma e kësaj shume. Në rast të një vullneti të mirë, kjo çështje mund të zgjidhet me 7-8 milionë euro. Për Shaqirin kanë shfaqur interes edhe një sërë skuadrash të tjera, por deri më tani asnjë nuk ka bërë ndonjë hap konkret.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment