X-Box 360 prezanton lojrat për vitin 2012

Rrjeti i X-Box 360 i kompanisë Microsoft, ka bërë prezantimin e lojrave më të fundit që do të nxjerrë në treg në vitin 2012. Lançimi është bërë gjatë konferencës së përbashket E3 të mbajtur në Los Angeles, të tre kompanive më të mëdha të lojrave (Microsoft, Sony dhe Nintendo).

Loja e parë e prezantuar nga X-Box 360 ka qënë Call of Duty: Modern Warefare 3. Në demon e shfaqur bëhej fjalë për një ushtar, i cili vendosi një bombë nën një nëndetëse dhe përpiqet për t’u larguar përmes helikopterit.



Loja e dytë e re e shfaqur ishte Tomb Raider. Në këtë seri, shkohet mbrapa në kohë ku tregohej jeta e Lara Croft dhe përpjekjet e një vajze 21-vjeçare për tu bërë një Tomb Raider. Kjo lojë e re pritet të dalë në vjeshtë të 2012.



Ndërsa seria tjetër e lojrave ka qënë ajo e EA Sports. Presidenti i saj Peter Moore lançoi tre lojra për vitit 2012, si: Tiger Woods PGA Tour, Madden NFL, FIFA 2012 ndërsa njoftoi edhe prezantimin e katër lojrave të tjera në ditët në vijim.



Pas X-Box 360, rradha për prezantim të lojrave të reja në konferencën e Los Angeles, i takon kompanive Sony dhe Nintendo. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment