Wollfarth vizitë tek “Birra Korça”: Shembull investimi

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth gjatë një vizite në ambjentet e “Birrës Korça”, ku u prit nga presidenti i “IHB Group”, Irfan Hysenbelliu, tha se kjo kompani është një shembull investimi në vend, dhe se kjo është rruga që duhet ndjekur.

Ambasadori vlerësoi cilësinë e lartë të birrës dhe të prodhimit, ndërsa shtoi se kombinimi mes punës dhe njohurive e bën këtë birrë konkuruese.

Nga ana e tij, presidenti i “Birrës Korça”, Hysenbelliu njoftoi se së shpejti do të organizojë një tryezë të përbashkët me pjesëmarrjen e bizneseve dhe ambasadorëve në Shqipëri.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment