Will Smith, një baba krenar

Will Smith u shfaq plot krenari ndërsa shihte djalin e tij të diplomohej nga shkolla e mesme. Ylli i Hollywood-it zuri vendin në mesin e prindërve, me gruan e tij Jada-Pinket Smith dhe dy fëmijët e tyre të tjerë, Jaden dhe Willow.

Trey, 18 vjeçar, dukej tamam si i ati ndërsa po shkonte në skenë për të marrë diplomën nga shkolla e mesme Oaks Christian në Kaliforni. Adoleshenti, emri i vërtetë i të cilit është Willard Carrol Smith III, kishte veshur rroba të gjata të kuqe me kapelen e rrafshët gjatë ceremonisë.

Will dhe Jada nuk mund ta mbanin dot gëzimin dhe krenarinë e tyre gjatë prezantimit, gjatë së cilit të gjithë studentët e shkollës së mesme kishin radhën e tyre për tu paraqitur në skenë dhe për të marrë dokumentet e diplomimit. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment