Wenger: Fabregas do të jetë i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Francezi, Arsene Wenger është i bindur se kapiteni i klubit, Cesc Fabregas nuk do të largohet në drejtim të Barcelonës duke shtuar se shpreson se Nasri do të rinovojë kontratën e tij me klubin londinez.


"Mediat spanjolle kanë spekulluar me vite të tëra se Fabregas do të largohet nga Arsenal por kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë".

"Më lejoni të sqarojë diçka rreth kësaj: Fabregas është me Arsenalin për një kohë të gjatë dhe ai do të qëndrojë këtu", kto kanë qenë fjalët e Wenger për të përditshmen franceze Telefoot. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment