Vuksani: Policia fshehu provat, më plagosi kryekomunari, do bëj vetëgjyqësi

Kushëriri i kandidatit të Aleancës për të Ardhmen në Komunën e Shalës, Zef Vuksani paralajmëron vetëgjyqësi ndaj kreut aktual i komunës Shalë, Dedë Tonaj nëse ai nuk do të arrestohet nga policia dhe të marrë dënimin e merituar. I plagosur dy ditë më parë Zef Vuksani ka thënë se është plagosur nga vetë Tonaj dhe jo nga xhaxha i këtij të fundit i cili u arrestua nga policia si autor i krimit.

Ngjarja u shënua të shtunën e kaluar në zonën e Ish fermentimit në dalje të Shkodrës, një ditë pas vendimit që Komisioni Qendror Zgjedhor mori për rivotimin në komunën Shalë. “ Policia e gjykata të marrin masa për dënimin e autorit nëse nuk ndodh do shkojmë në vetëgjyqësi në hasmëri mes dy familjeve”- ka thënë Zef Vuksani, djali i xhaxhait i kandidatit të "Aleancës për Ardhmen" për kryetar të kësaj komune, Bal Vuksan Nika.

Nëpërmjet një komunikate pë shtyp, policia e Shkodrës deklaroi se pas hetimeve të kryera ishte konstatuar se plagosja ishte kryer nga Kol Tonaj, xhaxhai i kryekomunarit. Sipas policisë krimi ishte kryer me armën e kandidatit PD që e kishte me leje, dhe se kishte ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Dedë Tonaj ishte kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 8 majit, ku dhe u shpall fitues.

Ankimimi i Partisë Socialiste për mënyrën se si u zhvilluan
zgjedhjet në këtë zonë bënë që KQZ-ja të marrë parasysh ankesën. KQZ vendosi që zgjedhjet në komunë të përsëriteshin dhe kjo situatë rindezi konfliktet mes dy kampeve.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment