Vritet presidenti i Jemenit?

 
Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh ka mbetur i vrarë nga të shtënat me top ndaj pallatit presidencial në Sana, nga ana e milicive tribal, njofton një televizion lokal në Jemen. Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar, ndërkohë që burime të tjera thonë se presidenti vetëm sa ka mbetur i plagosur.

Sipas televizionit, presidenti është plagosur teksa lutej në xhami dhe më pas është vrarë teksa arratisej.

Milicitë tribale, të lidhura me opozitën, prej disa ditësh po përleshen me forcat qeveritare të sigurisë në kryeqytetin Sana.

Por ndërkohë, një drejtues i partisë jemenase në pushtet ka reaguar duke deklaruar se presidenti Saleh nuk ka vdekur dhe se së shpejti do të mbajë një konferencë për shtyp.

“Presidenti Saleh është mirë, pavarësisht tentativës për ta vrarë dhe do të vazhdojë të udhëheqë vendin”, ka deklaruar Yasser Yamani, drejtues i Partisë së Konferencës Popullore.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment