Vritet në Somali kreu Al Kaedës për Afrikën Lindore

Një nga terroristët më të kërkuar nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës Fazul Abdullah Muhammad, është vrarë nga forcat somaleze, sipas njoftimit ditën e shtunë nga policia somaleze.

“Konfirmuam se u vra nga policia tonë në një postbllok” tha Halima Aden, një zyrtar i lartë i shërbimit të sigurisë kombëtare në Mogadishu.

Fazul Abdullah Mohammed, i lindur në vitet 1972-1974, sipas profilit të publikuar nga FBI, fliste pesë gjuhë dhe konsiderohej si një ekspert në informatikë.

Fazul ka qënë kreu i Al Kaedës për Afrikën Lindore.

Për kokën e tij ishte vendosur një shumë prej 5 milionë dollarësh, pasi dyshohej se ishte “truri” i sulmeve terroriste kundër ambasadave amerikane në Dar es Salaam, në Tanzani, dhe Nairobi, në Kenia, më 7 gusht 1998 kur dy mjete të mbushura me eksplozivë vranë 224 persona dhe plagosën më shumë se 5 mijë të tjerë.

Vdekja e Fazul Abdullah Muhamed është konfirmuar dhe nga shefi i policisë në Kenia, Mateu Iter.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment