Vritet në mes të Moskës koloneli rus

Një kolonel rus që ishte dënuar në 2003 për rrëmbimin dhe vrasjen e një adoleshenteje cecene, është qëlluar për vdekje në një atentat në qendër të Moskës.

Koloneli Yuri Budanov që ishte liruar nga burgu para disa ditësh për sjellje shëmbullore, u qëllua me armë nga një person, ende i pa identifikuar, në një lagje të populluar të Moskës. Autori u largua menjëherë me një automjet.

Në vitin 2003, ishte dënuar me 10 vjet burg pasi ushtaraku kishte mbytur me duart e tij 18-vjecaren Elza Kuangaeva gjatë luftës së vitit 2000 në Ceceni. Ishte një rast i rallë për drejtësinë ruse të dënohet një ushtarak për krime lufte në Çeçeni.
Stanislav Markelof, avokat i familjes Koungkaeva i cili kishte mbrojtur shumë viktima që u ishin shkelur të drejtat e njeriut në Çeçeni dhe i cili ishte ankuar për lirimin e parakohshëm të Buntanof më 15 Janar 2008, u vra tre ditë më vonë pas një konferencë për shtyp që dha me qëllim të argumentojë se koloneli rus i lirua me leje false nga Prokuroria.
Megjithatë Buntanof ka mohuar çdo përfshirje të tij në vrasjen e avokatit.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment