Vrasja e Emmyt, dy vjet burg biznesmenit kosovar.

Gjykata e Tiranes shpalli fajtor për akuzën e vrasjes nga pakujdesia, Aziz Kelmendin, duke e dënuar me dy vjet heqje lirie. Por në vijim të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit i zbret dënimi ne 1 vit e katër muaj burgim.

Vendimi u dha nga gjyqtari i kësaj çështjeje Arben Micko. Ne një seancë të mëparshme, prokurori Ervin Karanxha kërkoi që gjykata të mbante parasysh rrethana lehtësuese per te akuzuarin. Prokurori shpjegoi qëndrimin e akuzës per ngjarjen ku humbi jetën këngëtarja Elsiana Hidershaj, e njohur me emrin e artit Emmy.

Prokuroria tha se Aziz Kelmendi dhe Elsiana kanë qenë të dashur për dy vjet dhe se ngjarja ishte aksidentale.

Sipas prokurorisë, vajza ishte kapur tek xhami i makinës në të cilën ishte si drejtues Aziz Kelmendi dhe kur ai është nisur me automjet, vajza është rrezuar me kokë në tokë.

Nga kjo plagë, më pas Elsiana gjeti vdekjen ne spital. 

(top-channel.tv)




No comments:

Post a Comment