VMRO-DPMNE dhe BDI në epërsi.

Vetëm tri orë nga mbyllja e procesit të votimit sipas informacioneve të para jozyrtare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni kanë votuar 64, 63 përqind e votuesve.Nga të dhënat paraprake të numërimit të votave të përpunuara nga 706 vendvotime, gjegjësisht 23, 72 përqind e numrit të përgjithshëm të qendrave të votimit në vend, rezulton se VMRO-DPMNE kryeson me 52631 vota, LSDM 42588 vota, BDI 9782 vota, PDSH 4868 vota, VMRO-Popullore 3075, etj.

Ndërkohë ende nuk është paralajmëruar konferenca e radhës e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të bërë publike zyrtarisht numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoni, ku ishin thirrur për të votuar 1 milion e 820 mijë zgjedhës me të drejtë vote.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment