VMRO dhe BDI shpallin fitoren, LSDM pranon humbjen.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE sipas rezultateve paraprake pritet të ketë rreth 55 deputetë ndërsa partia opozitare maqedonase LSDM rreth 39 deputetë. LSDM tashmë edhe ka pranuar humbjen në zgjedhje. Në kampin politik shqiptar, BDI ka marrë shumicën e votave të shqiptarëve duke shpallur fitore ndërsa partitë tjera politike shqiptare PDSH, DR, RDK dhe PPD duken se janë zhgënjyer nga rezultatet e deritanishme.

Zhgënjim më të madh ka pësuar Demokracia e Re e Imer Selmanit, e cila që në orën 21:00 ka mbyllur selinë e partisë dhe kanë njoftuar se nesër do të bëjnë njoftimet përkatëse.

Për më shumë ndiqni ekranin e rezultateve i cili rifreskohet vazhdimisht dhe i cili mund të shihet duke klikuar në faqen kryesore.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment