Vlorë, policia ndalon 36-vjeçarin për tentativë vrasjeje

Policia e Vlorës arrestoi të hënën një 36-vjeçar, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri për çështje pronësie, duke e plagosur shtetasin Ilir Hodaj.

Ndalimi i Aleksandër Dulajt, 36 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, u bë pasi më datë 19.12.2010, në lagjen "29 Nëntori", pas një konflikti për çështje pronësie, së bashku me shtetasin Ilir Aliaj dhe shtetasin Florian Aliaj, ka tentuar të vrasin me armë zjarri, duke e plagosur rëndë shtetasin Ilir Hodaj.

Në vendin e ngjarjes u gjet një prej armëve të kryerjes së krimit, konkretisht një armë zjarri, tip pistoletë TT model 54 dhe disa gëzhoja. Nga policia e Vlorës u bë dokumentimi i plotë ligjor në lidhje me këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e personit të tretë të shpallur në kërkim, raportoi Ora News.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment