Vlorë, digjen magazinat, dëmi 1 milion euro

Disa magazina të një kompanie tregtimi elektroshtëpiakesh në Vlorë u përfshinë nga zjarri të enjten.

Një shkëndijë elektrike mendohet të ketë qenë shkaku i përhapjes me shpejtësi të vatrave të zjarrit në të gjithë katin e dytë të ndërtesës, ndërkohë që dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë një milion euro.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 4 automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilët e kanë patur tepër të vështirë fikjen e zjarrit. Godina dykatëshe ndodhet tek ish magazinat e vjetra pranë rrugës transballkanike, raportoi AS.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment