Vllaznia/ Fushaj, “peng” Vajushin për 500 mijë euro

Transferimi i Armando Vajushit te Hajduku i Splitit ka mbetur vetëm një firmë larg. Firmë, e cila është në duart e presidentit të kuqebluve, Valter Fushaj. Ky i fundit duket se nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me homologët e tij kroatë, pasi kërkon të përfitojë më shumë nga shitja e sulmuesit. Burime të sigurta për “Panorama” kanë bërë me dije se sulmuesi i talentuar shkodran ka arritur akord parimisht me klubin kroat, mirëpo gjithçka ka mbetur peng. Kontrata në drejtim të lojtarit është gati, bëhet fjalë për një shumë prej 500 mijë eurosh për tri vite. Madje, klauzolat e kontratës janë aq të detajuara, aq sa është përcaktuar që në sezonin e parë lojtari të marrë 130 mijë euro, në të dytin 160 mijë euro, ndërsa në të tretin 210 mijë euro. Kjo shumë është pëlqyer nga ana e Vajushit, i cili e ka ndarë mendjen për të qenë pjesë e Hajdukut për sezonin e ri, pasi ka refuzuar oferta edhe më të larta të ardhura nga Maribori i Sllovenisë (700 mijë euro, për 3 vite e gjysmë), por edhe nga Dinamo e Zagrebit (600 mijë euro, tri vite).

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment