Vjedhja me dhunë, përfundoi në pranga për 750 mijë lekë

Policia e qytetit të Durrësit i ka vënë prangat shtetasit Feta Mataj, 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 12.06.2011, ka shtrënguar nëpërmjet kanosjes shtetasin A.D , 24 vjeç banues në Durrës, me qëllim dhënien e shumës prej 750.000 lekë (të rinj). Materialet proceduriale për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment