Vizitoi 45.000 bare

Adhuruesi i birrës Bruce Masters arriti të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness pasi vizitoi 45.000 bare britanike.

66-vjeçari kaloi më shumë se një milion milje prej se filloi të vizitojë kafenetë në vitet e 60-ta. Ndalesa e tij e fundit ishte bari “Hole in The Wall në Portsmouth” – por ai nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan Metro.

Ky qejfli i cili udhëton gjithmonë me tren thotë: “Ende ka shumë bare të mira që nuk i kam parë. Nëse është diç që ia vlen, atëherë këtë punë duhet bërë si duhet”.

Adhuruesi i birrës mban edhe një bazë të të dhënave të klubeve që ka vizituar në kompjuterin e tij. Por dy baret e tij më të preferuara janë ai i cili gjendet në pragun e shtëpisë së tij – “The Bumble Bee” dhe “The Swan” në qytetin e lindjes së tij në Flitwick të Bedfordshireit.

Ai e pranon se gruaja e tij nuk është aq krenare për rekordin e tij. “Por ajo nuk më pengon ta bëjë këtë punë, vetëm se i pëlqen të rri në shtëpi”, tha ai. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment