Vitamina që i shpëton gjinjtë

Që moti dihet dobia e vitaminës D për eshtrat. Mirëpo, kjo vitaminë mund të jetë faktor me rëndësi edhe për mbrojtjen e gjinjve!

Rreziku më i vogël. Konsumimi ditor i sasisë së rekomanduar prej 1.000 IU-ve, e ul rrezikun nga tumori i gjirit për 25 deri në 50 për qind. Megjithatë, shumica nesh përdorim vetëm 320 IU në ditë.

Zaten, vitamina D ndodhet në qumësht, në jogurt dhe në prodhime të tjera të qumështit. Po kështu, e prodhon edhe organizmi ynë me rastin e rrezitjes, domethënë qëndrimit të drejtpërdrejtë në diell nga 10-15 minuta në ditë.

Ndihma e preparateve vitaminoze. Megjithatë, vështirë është të merret sasia e nevojshme e vitaminës D nga këto burime, për ç’arsye profesionistët rekomandojnë përdorimin e çdoditshëm të këtyre preparateve.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment