Virus, shkon në 25 numri i të vdekurve

Sipas të dhënave të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Daniel Bahr, nga patogjeni EHEC deri tani kanë vdekur 25 vetë në Gjermani. Megjithatë, numri i infeksioneve të reja me patogjenin e rrezikshëm është në rënie, tha politikani liberal, pas një takimi krize në Berlin të ministrave të shëndetësisë dhe të mbrojtjes së konsumatorit të federatës dhe landeve me komisionerin e BE-së për Shëndetësinë, John Dalli. Ai u shpreh me optimizëm të rezervuar për zhvillimet e krizës së shkaktuar nga patogjeni EHEC. Ndoshta më e keqja ka kaluar, deklaroi ministri. Për t’i dhënë fund sa më shpejt shpërthimit të sëmundjes së rëndë të zorrëve, duhet të kërkohet mbështetje edhe nga përvoja dhe njohuritë e ekspertëve edhe jashtë Europës, pati deklaruar Komisioneri Europian Dalli, për gazetën “Die Welt”.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment