Vila luksoze e trafikantit kthehet në një jetimore

Shtëpia luksoze e Darko Sariç, njërit prej emrave më të njohur të trafikut të drogës në Ballkan, është kthyer në një jetimore. Serbia në këtë mënyrë ka vijuar politikën e saj të kthimit të pronave të konfiskuara të krimit në institucione sociale. Në shtëpinë e Sariç janë vendosur disa fëmijë jetimë.

Prokuroria ka ngritur padi ndaj Sariç dhe 19 personave të tjerë. Por edhe pse gjykata nuk ka vendosur ende, ligji lejon që të konfiskohen pronat dhe të kthehen në institucione sociale, por pa ndryshuar shumë në strukturën e banesave, nga frika se vendimet e gjykatave mund të jenë në favor të të dyshuarve.

Shtëpia e një zyrtari të lartë të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, i arrestuar për shpërdorim detyre, është kthyer në kopsht fëmijësh. Këtë fat do ketë edhe vila tjetër e Sariç, e cila ndodhet në lagjen Zemun në Beograd. Kurse shtëpia e Legijas, personit të dënuar për vrasjen e kryeministrit Xhinxhiç, do hapë shumë shpejt dyert si spital për fëmijët me nevoja speciale.

Autoritetet thonë se shumë shpejt një vilë e tretë e Sariç do kthehet në qendër për fëmijët që vuajnë nga kanceri.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment