Vetëm një ndalesë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Duke filluar nga 15 qershori, qarkullimi i qytetarëve në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë, do të bëhet vetëm me një ndalesë.


Marrëveshja është nënshkruar nga dy ministrat e brendshëm, Bajram Rexhepi dhe Bujar Nishani, ndërsa pritet edhe firmosja e përhershme nga kryeministrat Hashim Thaçi e Sali Berisha, njofton Radio Kosova.

Me këtë, pritet evitimi i kontrollit të dyfishtë i udhëtarëve në pikën kufitare dhe në masë të madhe, do të zbuten tollovitë që krijoheshin gjatë sezonit turistik, kur shumë qytetarë të Kosovës ia mësynin bregdetit shqiptar. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment