Vetëm 55 cm. Thyen rekordin si njeriu më i shkurtër (FOTO)

Junrey Balawing po pi një birrë për të festuar faktin se këtë fundjavë do shpallet njeriu më i shkurtër në botë. Filipinasi është vetëm 55 centimetër dhe këtë javë ai mbush 18 vjeç, duke i marrë çmimin një nepalezi si njeriu më i shkurtër.

“Jam i lumtur, jam i vogël, por tani jam burrë. Sot po pi birrë për herë të parë. Nuk mund të pi shumë. Dua një grua të bukur. Ndoshta do jetë më e gjatë se unë,” thotë ai.

Kur ishte 1 vjeç, ai ndaloi së rrituri dhe aq ka mbetur që atëherë. Sigurisht që ai sëmuret shpesh dhe ka probleme shëndetësore, por kjo nuk e pengon të jetë i lumtur.







No comments:

Post a Comment