Veset e këqija nuk ju duhen.

Ndonjëherë vërtetë e ke përshtypjen se çdo ditë është e njëjtë sepse gjithçka shkon sipas një plani të përcaktuar: zgjimi, vrapon që mos të vonohesh në shkollë, pastaj aktivitetet e pasdites pas përfundimit të mësimit, të cilat, tek tani i sheh se janë të shumta dhe tepërta, pastaj mësimi, dhe nëse gjen kohë për të gjitha, si dhe për shoqërimin me miket apo të dashurin.


Në mbrëmje je e stërlodhur, ndërsa nesër të pret një ditë e ngjashme, e mundimshme. Je e lodhur dhe shumë e pakënaqur. Megjithatë, mos u dëshpëro pasi që ka zgjidhje. Pra, shumë gjëra na e prishin jetën e mirë.

Ndoshta nuk mundesh menjëherë t’i përfundosh të gjitha shprehitë e këqija, por filloni hap pas hapi. Bëjeni listën me gjërat të cilat më së shumti të irritojnë dhe secilin muaj eliminojë nga një nëse mundesh. Ne jemi kujtuar për disa shprehi të këqija të cilat lehtë mund t’i largosh që jeta të bëhet e bukur.

Bëni prioritetet

Mos lejo që imtësirat dhe njerëzit të cilët këtë nuk e meritojnë t’ju marrin kohën, atë që është shumë e rëndësishme për ju.

Mospërfundimi i të filluarës

Kjo mund të jetë burim i numrit të madh të frustrimeve. Assesi nuk mund të arrish të bësh atë që e ke planifikuar, dhoma të është gjysmë e rregulluar, nuk ke arritur të përgatitesh deri në fund për provimet, ndërsa mikja me javë është duke të lutur që në USB t’ia vësh disa fotografi!

Vazhdimisht mendon për obligimet të cilat nuk arrini t’i përfundoni dhe kjo të bënë nervoz. Ndaluni dhe rregullojeni jetën tuaj. Atë që e ke filluar mundohu gjithmonë ta përfundosh. Atë që mund ta bësh sot, kurrë mos e le për nesër, është fjalë e njohur e cila është shumë e vërtetë.

Kush e di se nesër çka duhet të bësh, dhe nëse diçka mundesh menjëherë të bësh, bëje atë. Ke parasysh që atë që sot e bën gjithsesi që mund të ndikojë edhe nesër.

Fshehja e dobësive

Nuk duhet gjithmonë të jesh e përkryer, kështu edhe të tjerët më lehtë do të pranojnë. Jini e sinqertë dhe kështu shmangni problemet. Pranoja mikes se je shumë llafazane dhe se është më mirë të mos ta tregojë sekretin e saj, sepse shumë shpejt të gjithë do ta marrin vesh.

Të imagjinuarit në vend të veprimit

Nisuni! Nëse vetëm mendoni për jetën më të mirë, pak është e mundshme që ajo do të ndërrohet vetvetiu. Mendo se çka vërtetë dëshiron dhe menjëherë fillo ta realizosh. Imagjinon për karrierën si aktore?

Regjisorët e njohur hollivudian me siguri që nuk do të gjenden në rrugën tuaj dhe t’ju ftojnë në audicionin filmik (vetëm nëse jeton në Los Angeles). Anëtarësohu në ndonjë shkollë apo grup teatror dhe aktivizohu! Së paku do ta dish se je përpjekur, ndërsa kurrë nuk i dihet se çka mund të ndodh, lumturia dhe fati janë të paparashikueshme.

Përcakto kufijtë

Nëse vazhdimisht i kënaq të tjerët, dhe nuk ua prish atyre, atëherë vazhdimisht je e pakënaqur. Përcaktoni kufijtë tuaj. Mos lejoni askujt që të keqpërdor mirësinë tuaj pasi që ekzistojnë njerëz të cilët janë në gjendje t’ua marrin energji personave tjerë, pasi që nga ana tjetër nuk ka rezistencë.

Dalloni këta “thithës” të energjisë me kohë, pasi që juve kur t’u nevojitet ndihmë ata nuk do të gjenden askund. Pra, largohu nga personat të cilët nuk janë të miq të sinqertë: Ndonjëherë është më mirë të jesh vetëm sesa në shoqëri te keqe.

(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment